Ankohuni këtu

Regjistrohu si kontrollues


Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, sipas nenit 20 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, filloi procesin e regjistrimit të subjekteve kontrolluese (ndërmarrjeve publike dhe atyre private, të cilat përpunojnë të dhëna personale të të punësuarve apo klientëve) në regjistrin e sistemit të dosjeve.


Të gjitha subjektet kontrolluese mund të bëjnë njoftimin pranë Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në njërën nga këto forma:


  • duke plotësuar formularin e regjistrimit të publikuar në web faqen e Agjencisë
  • duke plotësuar kopjen fizike të formularit të regjistrimit në zyrat e Agjencisë


Nëpajtim me nenin 22 të Rregullores Nr.02/2012, kontrolluesi obligohet të paguajë taksën për njoftim dhe autorizim, gjegjësisht regjistrimi I katalogut të sistemit të dosjeve në regjistrin qendror. Shuma e taksës për katalogun e caktuar të sistemit të dosjeve të të dhënave përkatëse klasifikohet sipas numrit të sistemit të dosjeve që përpunon kontrolluesi.



Formularin e printuar duhet ta dërgoni në ASHMDHP, adresa rr. Luan Haradinaj nr. 36 - Objekti i ASHMDHP.


Relevante:

Na ndiqni ne Twitter