NE JU VIJMË NË NDIHMË PËR TË MBROJTUR TË DHËNAT TUAJA PERSONALE !

Kush është subjekti i të dhënave personale?

 

Subjekt i të dhënave personale është secili qytetar të cilit i përpunohen të dhënat e tij personale.

 

Cili është roli i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në funkcion të subjekteve të të dhënave personale?

 

Agjencia ofron mbrojtjen e të dhënave personale përmes mbikëqyrjes së zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale, siguron që të dhënat personale të përpunohen në mënyrë të paanshme dhe të ligjshme pa e cenuar  dinjitetin e subjekteve. Që të dhënat personale të jenë adekuate, relevante dhe nuk i tejkalojnë  qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar dhe/ose përpunuar më tutje. Që të dhënat personale grumbullohen vetëm për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk mund të përpunohen më tutje në kundërshtim me këto qëllime, të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara. Të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq  kohë sa është e nevojshme për  arritjen e qëllimit për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje.

 

Cilat janë procedurat që duhet ndjekur për realizimin e të drejtës për qasje?

 

E drejta për qasje në të dhënat e tua personale mund të realizohet duke ju drejtuar kontrollorit ku kërkesa mund të parashtrohet gojarisht, me shkrim ose me mjete elektronike. Kontrolluesi brenda  15 dite duhet të ju informoj se ka pranuar kërkesen, ndërsa brenda 30 dite duhet të ju kthej përgjigje. Në rastin kur kontrolluesi nuk kthen përgjigje ju mund ti drejtoheni Agjencisë për realizimin e të drejtës suaj.

 

Çfar procedura ligjore duhet të ndjekë subjekti i të dhënave personale me rastin e shtimit, korrigjimit, bllokimit, asgjësimit, shkatëërimit, fshirjes dhe kundërshtimit?

 

1. Çdo kërkes apo kundërshti mund të parashtohet gojarisht me shkrim, ose me mjete elektronike.
2. Kontrolluesi i të dhënave duhet të shtojë, bllokojë, korrigjojë, asgjësojnë, shkatërrojë apo fshijë të dhëna personale në fjalë, brenda afatit të paraparë me ligj.  Subjekti i të dhënave lajmërohet me shkrim brenda të njejtit afat kohor. 

 

Çfarë  mbrojtje ligjore dhe të drejtat ligjore gëzon subjekti i të dhënave personale?  

 

1.  Subjektet e të dhënave të cilët kuptojnë se të drejtat e tyre të garantuara me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale  janë shkelur, mund të kërkojnë mbrojtje ligjore për aq kohë sa zgjatë shkelja e tillë, pavarësisht të drejtës së subjektit të të dhënave për konsultim dhe kundërshtim tek Agjencia.
2. Nëse shkelja sipas paragrafit 1 të këtij neni pushon, subjekti i të dhënave mund të
paraqesë padi në gjykatën kompetente për të vërtetuar se shkelja ka ekzistuar, nëse atij ose asaj nuk i është siguruar mbrojtje tjetër ligjore.       


   
Kur ndalohet përkohësisht përpunimi i të dhënave personale
?

 

Subjekti i të dhënave mund të kërkoj nga gjykata deri sa të lëshohet vendimi përfundimtar, që ta detyrojë kontrolluesin e të dhënave, për të ndalur çfardo përpunimi i të dhënave personale në shqyrtim, nëse përpunimi nuk është në kundërshtim me interesin publik e as nuk ka rrezik kundërshtare do t’i bëhej dëm i madh i pariparueshëm.

 


Çfar kufizime dhe përjashtime parasheh Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale?

 

1.Të drejtat e subjektit të të dhënave në mënyrë të veçantë mund të kufizohen me ligj për arsye të:
    1.1.  sigurisë kombëtare;
    1.2.  mbrojtjes kombëtare;
    1.3. sigurisë publike;
    1.4. parandalimit, hetimit, zbulimit dhe ndjekjes së veprave penale, ose shkeljes
           së etikës për profesionet e caktuara;
    1.5. interesit të rëndësishëm ekonomik ose financiar të Republikës së Kosovës
           përfshirë çështjet monetare, buxhetore dhe të taksave;
    1.6. mbikëqyrjes, inspektimit ose funksionimit të rregullt i ndërlidhur qoftë edhe
            rastësisht me ushtrimin e autoritetit zyrtar në rastet e përcaktuara më lartë.
    1.7. mbrojtjes së subjektit të të dhënave ose të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

2. Keto masa mund të merren vetëm për aq sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin kufizimi është dhënë.

 

Si duhet të veproj nëse konsideroj që e drejta ime për mbrojtjen  e të dhënave personale më është shkelur?

 

Ju mund të parashtroni ankesë pranë Agjencisë.  Ankesa mund të parashtrohet gojarisht, me shkrim ose me mjete elektronike.

Mbikëqyrësi Kryesor Shtetëror Pret në Takim...

27.08.2014

27 gusht 2014Në selinë e Agjencisë, z. Jashari priti sot një delegacion nga Polonia, të udhëhequr nga z. Haxhi Dulla,...më shumë

VIZITA STUDIMORE NE AUTORITETIN POLAK TE MBROJTJES SE TE DHENAVE...

10.07.2014

Warshavë, 10.07.2014 Në saje të projektit IPA, përfaqësues të Këshillit dhe të nivelit drejtues të...më shumë

Z. Jashari në takim pune në Ambasadën Turke në...

02.07.2014

Prishtinë, 01 korrik 2014Zv. Ambasadori i Turqisë në Kosovë z. Volkan Bashman ftoi z. Jashari në takim për të...më shumë

NË TREVJETORIN E THEMELIMIT AGJENCIA PËR MBROJTJEN E TË...

30.06.2014

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shpalosi të arriturat e saj në përvjetorin e tretë...më shumë

Mbikqyrësi Kryesor Shtetëror z. Ruzhdi Jashari mori...

09.06.2014

Organizimi i cili u mbajt nën përkujdesjen e OSBE-së në Kosovë, mblodhi përfaqësues nga Ministria e...më shumë

Galeria e Agjencisë